E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vijnë me pushime në Shqipëri, por anglezit dhe gjermanit u bëjnë “gjëmën” në Golem
Lajme

Vijnë me pushime në Shqipëri, por anglezit dhe gjermanit u bëjnë “gjëmën” në Golem

Një shtetas gjerman dhe një anglez të ardhur me pushime në Shqipëri e kanë pësuar keq.

Sipas policisë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme atyre u janë vjedhur dy makina luksoze dhe një shumë e konsiderueshme lekësh dhe eurosh.

Mësohet se ata janë të moshës 50 dhe 52 vjeç, janë grabitur teksa pushonin në plazhin e Golemit në Durrës.

“Më datë 12.04.2018, gjatë natës, në Golem, në banesë, shtetasve anglez dhe gjerman CH.G dhe M.M, vjeç 50 e 52, u kanë vjedhur mjetet tip “Porche”,  e tip “BMV”, si dhe një sasi eurosh dhe lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal”, njofton policia

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.