“Vijon pastrimi i llumit që s’ka të mbaruar”, Rama: Për të gjithë ata që duan rezultate duhet durim
Tiranë- Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.
Gjatë fjalës, Rama është shprehur se po vijon pastrimi i llumit të mbetur nëpërmjet Reformës në Drejtësi dhe sipas tij nga ana tjetër ngritja e institiucioneve.
Ndër të tjera, Rama ka kërkuar për të gjithë ata persona që presin më shumë rezultate duhet të kenë akoma më shumë durim për t’i parë ato.
“Asnjë sektor apo reformë nuk është lënë pas dore, siç flet qartë ky buxhet. Pavarësisht krizës së energjisë, rrisim financimin për të mbështetur njerëzit e këtij vendi, kategoritë në nevojë. Zerojmë taksën mbi paga deri në 40 mijë lekë, duke lehtësuar 87 mijë punonjës, që i shtohen numrit të atyre që e kanë pagën minimale 30 mijë lekë dhe s’paguajnë taksë. Përgjysmojmë taksat nga 400 në 500 mijë lekë. Lehtësojmë edhe taksën mbi pagën për forca cilësisht të kualifikuara. Rrisim pagën për mësuesit, rrisim pagat me një bonus të posaçëm përqind për punonjësit që shërbejnë larg vendbanimit, rrisim pagën për forcat e armatosura. Ligjërojmë pagën për naftëtarët e Fierit për gjithë vitin. Për herë të parë fillojmë edhe me programet kombëtare të arteve, sporteve me një financim të posaçëm. Jemi në një fazë të rëndësishme të reformës në drejtësi, ku vijon nga një anë pastrimi i llumit që s’ka të mbaruar, dhe nga ana tjetër ngritja e institucioneve. Për të gjithë ata që thonë duhen rezultate edhe më shpejt, dua të them se duhet akoma edhe më shumë durim.”- tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



