Vijon shtyrja e seancave gjyqësore për Shullazin
Shtyhet për herë të pestë seanca e Emiliano Shullazit në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.
Mësohet se seanca u shty pasi nuk është konfirmuar trupa gjykuese e çështjes.
Në sallë ka dalë vetëm kryesuesja e trupës Albana Boksi, e cila njoftoi shtyrjen e seancës.
Kujtojmë se në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg. Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



