Vijon sot takimi i 18-të i Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, opozita skanon gjendjen reale në Shqipëri
Sot është dita e sytë që në Tiranë mbahet takimi i 18-të i Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE.
Në fokus të këtyre takimeve të dyja delegacionet do të diskutojnë dhe ndajnë mendime mbi tema si: sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, liria e medias dhe zgjedhjet, zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi si dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.
Ditën e djeshme delegacioni me 10 eurodeputetë zhvilloi takime me kryeministrin Edi Rama, grupet parlamentare të partive politike dhe kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali.
Më pas u procedua me takimin e Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, i cili u bashkëdrejtua nga Toni Gogu, Kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, Kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian.
Në takim ishin edhe deputetë të opozitës. Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Zheni Gjergji dhe Ina Zhupa zgjodhën të marrin pjesë në këtë mbledhje, duke lënë mënjanë protestën e planifikuar. Tabaku bëri një panoramë reale të situatës politike në vend, duke vënë theksin tek korrupsioni galopant në qeverisjen qendrore dhe lokale. Deputetja tha se shumica ka porositur ligje për interesa individësh dhe në kundërshtim me marreveshjet e BE-së. Të paktën gjashtë akse kryesore në Shqipëri u bllokuan nga protestuesit, ndërsa përfaqësues opozitarë diskutonin në të njëjtën tavolinë me Fatmir Xhafajn dhe deputetët socialistë.
Teksa deputetët demokratë bashkëbisedonin me eurodeputetët për çështjet që shqetësojnë vendin, ky distancim nga protesta e paralajmëruar ka ngritur pyetjen: a është kjo një strategji e re për PD-në?
Nëse qëllimi i PD-së është për t’u dëgjuar përmes protestave, mund të ketë qenë më strategjike për ta që të dërgonin një përfaqësues simbolik në takim, ndërsa të tjerët të përkrahnin fuqishëm protestat. Në këtë mënyrë, opozita do të dërgonte një mesazh të qartë se bashkimi dhe përkushtimi ndaj qytetarëve janë të paqëshme.
Por, në këtë rast, duket se disa deputetë të PD-së po zgjedhin një rrugë tjetër: atë të dialogut dhe ndoshta, të paqes. Të zhgënjyer nga protestat që shpesh përfundojnë pa rezultat, një pjesë e deputetëve po përpiqen të gjejnë një kanal tjetër për të ndikuar, duke shpresuar të ndërtojnë një opozitë të fuqishme përmes diplomacisë dhe dialogut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



