E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Viktima Agim Arapi u vra për 13 mijë lekë
Lajme

Viktima Agim Arapi u vra për 13 mijë lekë

Agim Arapi 58 vjeç u dhunua me sende të forta dhe u qëllua me thikë nga tre persona mbrëmjen e sotme në Durrës dhe humbi jetën në spital.

Krimi ka ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar, ndërsa policia ka vënë në pranga tre autorët e dyshuar, Kostandin Ekonomi e Kujtim Ekonomi, të dy vëllezër, dhe Jurgen Kurtin.

Kostandin dhe Kujtim Ekonomi janë vëllezër, ndërsa Jurgen Kurti është dhëndri i Kostandin Ekonomi. Vëllezërit Ekonomi ushtrojnë aktivitetin në një piceri dhe kishin nënshkruar një marrëveshje me Agim Arapin që tubat e ajrimit të picerisë të kalonin në pronën e viktimës, një dyqan pranë picerisë, raporton shqiptarja.com.

Për këtë Agim Arapi do paguhej 130 mijë leke të vjetra në muaj. Ky detyrim nuk është shlyer muaj e fundit dhe mes palëve ka nisur konflikt.  Tre personat e arrestuar pasi janë përplasur fizikisht me Arapin e kanë qëlluar atë me thikë dhe sende të forta. [breaking_news_ticker id=”1″ t_length=”35″ bnt_cat=”” post_type=”post” title=”Breaking News” show_posts=”5″ tbgcolor=”222222″ bgcolor=”333333″ bnt_speed=”500″ bnt_direction=”up” bnt_interval=”3000″ border_width=”0″ border_color=”222222″ border_style=”solid” border_radius=”0″ show_date=”show” date_color=”b23737″ controls_btn_bg=”dd3333″ bnt_buttons=”on”]

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.