E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Viktima Alfred Dedja kishte punuar si menaxher te kompleksi i Altin Hajrit
Lajme

Viktima Alfred Dedja kishte punuar si menaxher te kompleksi i Altin Hajrit

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i 50-vjeçarit Alfred Dedja në Ndroq, i njohur me pseudonimin “Daku”.

Ai u vra nga 26-vjeçari Julian Gjoshi, teksa ishte duke drekuar te “Kështjella”.

Nga hetimet e deritanishme, i ndjeri, të cilit iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë në trup, rezulton se disa vite më parë ka qenë menaxher te kompleksi ‘Golden’ në Shijak, i cili është në pronësi të Altin Hajrit, ky i fundit i shpallur në kërkim për organizimin e rrëmbimit dhe zhdukjes së trupit të Jani Prengës, më 2020.

Pikërisht në këtë kompleks rezultojnë edhe pamjet e fundit të Jani Prengës ndërsa trupi i tij nxirret nga grupi i dyshuar për t’u transportuar me furgon dhe zhdukur pa gjurmë më pas.

Nuk dihet ende nëse vrasja e sotme nga Julian Gjoshi, që rezulton kunati i Hajrit, të jetë bërë për shkak edhe të konflikteve dhe mosmarrëveshjeve për këtë ngjarje. Por pista e parë mbetet gjithnjë prishja e pazareve të drogës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.