Viktor Orban: Hungaria ka qenë një nga avokatët më të zëshëm të Ballkanit Perëndimor në BE
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Hungarisë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun hungarez Viktor Orban. Ai theksoi se vizita e tij në Shqipëri është vazhdimi i një rruge të re bashkëpunimi mes dy vendeve. Rama po ashtu theksoi se Hungaria ka qenë një avokat i zëshëm i Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe ka ofruar mbështetje konkrete në shumë sektorë për qeverinë shqiptare. Kryeministri Rama shprehu bindjen e tij për interesin e lartë gjeostrategjik për integrimin sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



