E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vila e Anetës te kompleksi i Pandi Carapulit ka nevojë për dritë
Lajme

Vila e Anetës te kompleksi i Pandi Carapulit ka nevojë për dritë

“Shteti i Edi Ramës” me dy standarte

“Shteti i Edi Ramës” me dy standarte: Vila e Anetës te kompleksi i Pandi Carapulit ka nevojë për dritë

Në një kohë kur vendi vuan tmerrin e ndërtimeve të larta, kur oligarkët nuk kanë lënë cep të Kryeqytetit pa zënë e pa mbjedhë ndërtesa dhjetra katëshe, duke e zhytyr vendin në errësirë nga hija e errët e qiellgërvishtëve me përmasa dinozaurësh, IKMT prish ca lokale njëkatëshe buzë detit. Janë ca lokale të thjeshta të ndërtuara me njëqind mundime dhe që mbijetojnë në makabritetin e turizmit shqiptar prej 45 ditësh. Lokalet megjithëse të pajisur me leje janë rrafshuar sot nën thundrën e pashpirt të eskavatorëve pa u lënë as kohën minimalëve “pendkëputurve” që të mbledhin “kockat” e strukturave metalike apo prej druri që vlejnë aq sa edhe e gjithë jeta e tyre e këputur..

Këto lokale të ndërtuara (pjesa më e madhe e tyre) gjatë vitit që shkoi ishin me leje dhe konform legjislacionit në fuqi. Po të mos ishin të tilla kush do të kishte lënë të ndërtoheshin kur sot të vjen policia edhe kur suvaton muret e brendshme të shtëpisë(!)

Atëherë me ç’motiv u prishën këto lokale?!

E thjeshtë fare! Kishin zënë pamjen e vilës së nënës së Kryeministrit, e cila me kursimet e pensionit ka blerë një vile te kompleksi I Pandi Carapulit, atij që fiton çdo tender shtetror këto vitet e fundit.. Ky është shteti i Edit, me dy standarte, nuk vret si ai i Sali Berishës dhe i Ilir Metës, por dhunon dhe shkatrron në mënyrë të padrejtë!

Lajmi

IKMT ka nisur shembjen e 10 objekteve, kryesisht lokale dhe restorante pranë bregut të detit. Pronarët pretendojnë se kanë leje nga bashkia dhe institucionet e tjera për të ushtruar aktivitetin e tyre, ndërsa akuzojnë se nuk u është lënë afat. “Kemi leje ndërtimi, bashkie dhe të gjitha të tjerat. Pas këtyre lokaleve ndodhen vilat e Ramës, ka nevojë për diell, prandaj po shemben objektet. I kemi me letra me të gjitha, nuk na dhënë asnjë shpjegim. Aksioni filloi dje dhe nuk na u dha njoftimi, duhet të paktën një javë që të merren masat. Në mëngjes na thanë nuk do të shembet dhe tani na dhanë afat dy dorë” deklaroi Shkëlqim Dervishi, njëri nga pronarët e bizneseve.
Ndërkohë që IKMT ka reaguar për situatën e krijuar duke sqaruar se po prish ndërtimet e bëra rishtaz në Golem dhe se përgjegjësit do të paditen. IKMT deklaron se lokalet dhe restorantet janë ngritur në rërë, ndërsa janë brenda fashës së mbrojtur nga bregu.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej disa ditësh ka nisur prishjen e një sërë objekteve në Golem. Janë objekte të ngritura në rërë, shumë prej të cilave kanë qenë të ndertuara edhe më parë dhe ishin prishur nga IKMT. Ato janë brenda fashes se mbrojtur nga bregu ku nuk duhet ndërtuar sipas ligjit. IKMT u bën thirrje ndërtuesve të tillë, të mos ndërmarrin iniciativa antiligjore duke u mbështetur në letra të dyshimta dhënë nga zyrtarë, të cilët do të mbajnë përgjegjësi ligjore për veprimet dhe mosveprimet e tyre. IKMT shprehet e prerë në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e territorit’ deklaron IKMT.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.