E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vilma Nushi shet aksionet  një britaniku
Lajme

Vilma Nushi shet aksionet një britaniku

BIZNESMENJA E NJOHUR SHQIPTARE SHET AKSIONET E KOMPANISË, I BLEU NJË SIPËRMARRËS BRITANIK

Biznesmenja e njohur shqiptare shet aksionet e kompanisë, i bleu një sipërmarrës britanik
Vilma Nushi, një nga sipërmarrëset më të mëdha në vend ka shitur aksionet, që ajo zotëronte në shoqërinë e tregtimit të produkteve farmaceutike, TRIMED.

Transaksioni është realizuar në muajt e parë të këtij viti. Vendimi i asamblesë zbardh se Nushi hoqi dorë nga 50% e aksioneve të kompanisë, që ajo kishte nën zotërim duke ia shitur një shtetasi britanik, Dominic Noel William Evans, në fund të prillit të këtij viti

Sipas kontratës së shit-blerjes së kuotave, çmimi i transferimit të masës së kapitalit të masës prej 50% të kapitalit të shoqërisë është 300 mijë euro.

Aktualisht TRIMED, zotërohet nga aksioneri i ri në 50% të saj dhe po kaq edhe nga Shani Peposhi të cilët në kapital zotërojnë nga 30.45 milionë lekë në vlerë kapitali, shkruan monitor.

Kush është TRIMED

Në bilancin e TRIMED për vitin 2016 rezulton së të ardhurat e kompanisë ishin 1.7 miliardë lekë, me një rritje të ndjeshme prej rreth 60% në raport me vitin e mëparshëm. Ndërkohe që edhe fitimi para tatimit i vitit për 2016 është rritur me 50%, duke regjistruar vlerën 67 milionë lekë.

Referuar profilit të kompanisë në faqen e saj zyrtare në internet bëhet me dije se Trimed operon në tregun shqiptar që prej vitit 1993. “Në vitin 2008 kompania nisi bashkëpunimin me M&D, një kompani e specializuar në logjistikë dhe shpërndarje” thuhet në profilin e saj. Marketing and Distributon është kompania kryesore e sipërmarrëses Nushi.

Në objekt të aktivitetit të saj kompania përfshin Import-Eksport tranzit, depo farmaceutike, përfaqësim në fushat farmaceutike,prodhim-perpunim-konfeksionimimport-eksport-tranzitim-tregtim me shumice e pakice të medikamenteve ,materialeve mjekësore e aksesoreve të tyre, barnave, materialeve dentare e veterinare, higjenosanitare, barnave mjekësorë popullore por edhe fusha shtesë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.