E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vilson Tafçiu u vra nga shoku i tij
Lajme

Vilson Tafçiu u vra nga shoku i tij

Kanë kaluar rreth 24 orë nga vrasja që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e djeshme.

28-vjeçari, Vilson Tafçiu, u vra në rrugën “Teodor Keko” në Astir, pasi u qëllua me tre plumba.

Tafçiu ishte arrestuar më 2018 nga policia franceze për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Ndërkohë, sot u bë me dije se ai kishte qenë në hetim prej kohësh nga sektori i narkotikëve, i dyshuar se ishte pjesë në trafikun e drogës në Tiranë.

Me këtë fakt u lidh edhe vrasje e tij, teksa u tha se motivi i ngjarjes mund të ketë qenë trafiku i lëndëve narkotike. Në kërkim është shpallur vetëm shtetasi me iniciale N.D., i afërm i viktimës.

Mirëpo, së fundmi pista e hetimeve ka ndryshuar. Duket se një trekëndësh dashurie është bërë shkak i ngjarjes së rëndë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se i riu është vrarë nga shoku i tij. Ky i fundit ka qenë në lidhje me një vajzë për disa kohë.

Por, pas ndarjes nga shoku i Tafçiut, vajza shoqërohej me 28-vjeçarin. Kjo ka bërë që dy shokët të konfliktoheshin. Mbrëmjen e djeshme, Vilson Tafçiu shoqërohej nga dy femra ende të paidentifikuara.

Nuk dihet nëse vajza në fjalë është njëra prej tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.