Virologu shqiptar nga SHBA: Qytetarët mund të infektohen edhe pas dozës së dytë të vaksinës kundër koronavirusit
Virologu shqiptar në SHBA, Arban Domi thotë se infektimet me koronavirus pas dozës së parë të vaksinës nuk janë diçka për tu shqetësuar.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Domi tha se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe pasi është marrë doza e dytë e vaksinës, ndërsa koha optimale për të fituar imunitetin e nevojshëm është 2 javë pas dozë së dytë.
“Elementi i parë është se mes dy dozave, mbrojtja jo që nuk është 100 për qind, por është shumë më e ulët dhe kjo shkon sipas vendeve që po bëjnë vaksinimin me Pfizer, ku mbrojtja varion nga 30-60 për qind. E njëjta ndodh edhe për dozën e dytë, optimalja është 2 javë pas marrjes së dozës së dytë. Nuk është shqetësues infektimi pas dozës së parë dhe të dytë. Nuk është e pamundur që personat të infektohen edhe pas dozës së dytë”, shpjegoi virologu.
Në fund, Domi tha se vetëm tre vaksina të certifikuara anti-Covid veprojnë njëlloj ndaj variantit të ashtëquajtur britanik, ndërsa e njëjta gjë nuk thuhet për atë brazilian dhe atë të Afrikës së Jugut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



