E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Viroza e gripit merr një tjetër jetë, shënohet viktima e tretë këtë të hënë
Lajme

Viroza e gripit merr një tjetër jetë, shënohet viktima e tretë këtë të hënë

Gripi merr një tjetër jetë këtë të hënë, e treta rradhazi në ditët e fundit.

Rezultatet përfundimtare të analizave ende nuk kanë dalë, por dyshohet se shkak i vdekjes së një qytetari nga Gramshi është bërë gripi dhe komplikacionet që ka sjëllë viroza.

Shtetasi në fjalë ishte shtruar në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë. Në tre ditët e fundit, në këtë spital si pasojë e komplikacioneve që ka sjellë viroza e gripit, kanë vdekur dy persona të tjerë.

Mësohet po ashtu se në spital janë në gjendje të rënduar dhe disa qytetarë të tjerë, ndërsa gripi ka rënduar edhe më shumë situatën.

Nga ana tjetër, viroza e njohur si gripi i derrit është bërë sërish prezentë në Shqipëri dhe dyshimet janë se njëri prej të vdekurve ka qenë pikërisht i infektuar nga virusi..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.