E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Virusi jashtë kontrollit/ 10 mijë të infektuar aktivë
Publik News

Virusi jashtë kontrollit/ 10 mijë të infektuar aktivë

Rriten sërish rastet ditore me COVID-19. Po ashtu edhe urgjencat në spitale. Në të gjithë vendin numri i të infektuarve aktivë ka shkuar mbi 10 mijë, çka do të thotë se edhe rreziku i infektimit është rritur ndjeshëm duke marrë në konsideratë edhe faktin që shifra e të infektuarve mund të jetë disa herë më e lartë.

Rastet

Tirana vijon të jetë vatra kryesore. Por, ndërkohë, një numër të konsiderueshëm rastesh janë regjistruar edhe në qytete si Durrësi, Fieri dhe Shkodra. “Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1725 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 396 qytetarë të prekur nga virusi SARSCOV2. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 278 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, nga 11 raste në Elbasan dhe Pukë, 9 raste në Lushnjë, 8 raste në Shkodër, Sarandë, 6 raste në Korçë, Kukës, Mallakastër, Gjirokastër; 5 raste në Fier, Tepelenë, Dibër, 4 raste në Përmet, 3 raste në Lezhë dhe Peqin, 2 raste në Delvinë, 1 rast në Krujë, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Pogradec”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e kaluara, sipas ministrisë kanë humbur betejën me sëmundjen 4 pacientë. “Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 64-vjeçar nga Vlora, një 65-vjeçar nga Fier, një 81-vjeçar dhe një 84-vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese”. E rënduar paraqitet situata edhe në spitalet COVID, ku aktualisht po trajtohen 338 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Prej disa ditësh është hapur edhe COVID 3, që janë pavijonet e ish-Kirurgjive në QSUT. Pavarësisht shtimit të rasteve dhe rritjes së urgjencave, Kryeministri Rama tha të martën se spitalet janë ende larg të qenit në kolaps.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.