E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Virusi vdekjeprurës mund të sjellë pasoja të parikuperueshme në ekonominë e Kinës
Publik News

Virusi vdekjeprurës mund të sjellë pasoja të parikuperueshme në ekonominë e Kinës

Coronavirusi po përhapet në mënyrë të frikshme në Kinë. Virusi vdekjeprurës mund të sjellë edhe pasoja të parikuperueshme në ekonominë e këtij vendi. Kina mund të ulë taksat, të rrisë shpenzimet dhe të ulë normën e interesit.

Këto masa lidhen me parandalimin e shkatërrimit nga coronavirusi të një ekonomie tashmë të brishtë. Impakti i virusit në ekonominë kineze është akoma e pamundur për t’u përcaktuar, por disa ekonomistë thonë se Kina do të ketë një rënie ekonomike prej 2 pike përqindjeje këtë 3 mujor për shkak të coronavirusit.

Nësë kjo ndodh, atëherë Kina do humbasë rreth 60 bilionë dollarë. Rritja ekonomike vitin e shkuar ishte me e ulëta në 3 dekadat e fundit, pasi Kina luftonte rritjen e borxhit dhe pasojat nga lufta e saj tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.