Vitator dhe Elton Mehmeti të PC Store mashtrojnë me furnizimin me kompjutera, modele ndryshe nga kontrata
Vitator dhe Elton Mehmeti, bashkëpronarë të kompanisë së pajisjeve kompjuterike dhe e furnizimit me kompjutera të shumë institucioneve publike, PC Store, janë kapur duke vjedhur paratë publike, përmes mashtrimit me zbatimin e kontratave, duke dorëzuar laptopë të modelit dhe me parametra të ndryshëm nga sa ishte parashikuar në kontrata, rrjedhimisht me një kosto më të ulët, duke futur pararë në xhep.
Nuk ka dyshim se furnizimi me kompjutera dhe pajisje kompjuterike e organeve publike, ndryshe nga specifikimet e modelit në kontratë, është bërë në bashkëpunim me titullarët e institucioneve, për të vjedhur dhe ndarë paratë publike.
Për marrjen në dorëzim të mallrave që sjell kompania që ka fituar tenderin, ka një komision për zbatimin e kontratës, që mban procesverbal dhe verifikon përputhshmërinë me parashikimet teknike në kontratën e firmosur. Nëse kompania sjell mallra që nuk parashikohen në kontratë, komisioni nuk i merr në dorëzim, si dhe procedon me zgjidhen e kontratës dhe masat ndëshkuese.
Aferat e komanisë PC Store, me nipt L01606034A, me administrator Vitator Mehmeti, i cili ka edhe 39 % të aksioneve, dalin në pah në disa raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit, gjatë kontrollit të ligjshmërisë së tenderave në institucionet publike.

Ja një shembull konkret.
Kompania PC Stoty, ku Ilir Mehmeti ka 61 % të aksioneve, ka lidhur një kontratë për furnizinin me laptopë të modelit HP Probook 450 G6, me Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit Tiranë.
Vitator Mehmeti ka sjellë laptop-ë të një modeli tjetër, konretisht, të modelit HP Probook 450 G6, që kushtojnë më lirë, duke vjedhur diferencën e parave. Komisioni i zbatimit të kontratës e ka lejuar këtë marifet të Vitator Mehmetit.
Gjatë viteve të fundit, kompania PC Store ka fituar 155 tendera me garë dhe pa konkurrencë, me pazar dhe në shumë raste me fond limit gati sa oferta fituese, me vlerë miliona euro. Mbi 50 tendera i ka fituar nga degët e Bashkisë Tiranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



