E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vizita “blic”, Stoltenberg takohet në Tiranë me Ramën
Politikë

Vizita “blic”, Stoltenberg takohet në Tiranë me Ramën

Ditën e diel, pak orë para protestës së PD dhe aleatëve të saj, Tiranën pritet ta vizitojë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Mësohet se Stoltenberg do të qëndrojë vetëm disa orë në një vizitë të paplanifikuar, ndërsa do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Në qendër të bisedës pritet që të jetë siguria rajonale, por edhe aktualiteti politik në Shqipëri.

Pas Shqipërisë, Stoltenberg do të udhëtojë drejt Maqedonisë për të zhvilluar disa takime me zyrtarët e lartë të vendit fqinj në Shkup.

Ndërkohë, të shtunën shumica hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. PD dhe aleatët e saj jo vetëm që i ka bojkotuar, por kanë paralajmëruar pengimin e tyre.

Lulzim Basha ka refuzuar thirrjet dhe letrat e kryeministrit për dialog, ndërsa ka kushtëzuar edhe angazhimin e Gjermanisë për të ndërmjetësuar, pasi kërkon me çdo kusht largimin e Edi Ramës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.