E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vizita/Vrasjet e policëve, Lleshaj premton: Do t’i zbardhim të gjitha ngjarjet
Lajme

Vizita/Vrasjet e policëve, Lleshaj premton: Do t’i zbardhim të gjitha ngjarjet

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka qenë sot në Shkodër ku dhe vizitoi familjen e policit Kole Ndreshaj, i cili humbi jetën në krye të detyrës 10 vite më parë.

Ministri para familjarëve dhe fjalën se do t’u ndërtojë atyre shtëpinë, ndërsa tha se është krijuar edhe fondacioni “Gjurmë” nga ku do të mblidhen fonde nga çdo kush që dëshiron për familjet e policëve të vrarë.

 

Lleshaj tha më tej se janë ende edhe shumë dosje të policëve të vrarë që ende nuk janë zbardhur, ndërsa shtoi se nuk janë harruar dhe se do të zbardhen.

“Jemi këtu në Shkodër për të mbështetur familjen e policit të vrarë Kole Ndreshaj. Ne e dimë që problematikat e këtyre familjeve janë të mëdha, por tashmë do te bëjmë maksimumin për t’ju gjendur pranë. Është krijuar fondacioni “Gjurmë” nga ku do të mblidhen fonde nga çdo kush që dëshiron për familjet e policëve të vrarë të cilët shume e dimë se janë në vështirësi. Shtëpia qe jemi sot fondacionet e para ka para re mbledhura nga vete efektivet e policisë dhe ky është një shembull solidariteti për te gjithë te tjerët.

I kam prekur të gjitha familjet e policëve të vrarë dhe e di situatën ndaj do mundohemi të bëjmë maksimumin sepse e dimë që deri tani ka qenë e mjaftueshme për shkak se problematikat janë të mëdha. Shumë dosje të policëve të vrarë ende nuk janë zbardhur si në rastin e Kole Ndreshaj por ne nuk i kemi harruar dhe do të përpiqemi qe t’i zbardhim këto ngjarje. Policet e vrarë kanë dhënë jetën e tyre dhe ne duhet që ti mbështesim familjet e tyre për mos t’i lënë në harresë”-tha Lleshaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.