“Vjedhje dhe gjoba nga narkoshteti”, denoncimi: Rritet tarifa e parkimit në QSUT, 2200 lekë të reja për 24 ore
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook, denoncimine një qytetari, i cili thotë se tarifa e parkimit në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.
“Me pare paguhej 100 lek per 24 ore. Sot tarifa ka ndryshuar. 3 oret e para eshte 100 leke, pas ores se trete qytetaret duhet te paguajne 100 lek per ore shtese. Familjaret e pacienteve qe jane te shtruar ne QSUT duhet te paguajne 2200 leke te reja per 24 ore”- shkruan qytetari, ndërsa shton se pavarësisht pagesës qytetarët ndëshkohen edhe me gjoba nga polcia.

Postimi i plotë:
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje doktor! Vazhdon vjedhja ne ambientet e QSUT me parkimet. Duke filluar nga sot, tarifa eshte rritur pa asnje shkak. Me pare paguhej 100 lek per 24 ore. Sot tarifa ka ndryshuar. 3 oret e para eshte 100 leke, pas ores se trete qytetaret duhet te paguajne 100 lek per ore shtese. Familjaret e pacienteve qe jane te shtruar ne QSUT duhet te paguajne 2200 leke te reja per 24 ore. Pavaresisht pageses gjendja brenda QSUT eshte kaotike, pasi mungojne vendparkimet dhe qytetaret pavaresisht pageses ndeshkohen me gjoba edhe nga policia e shtetit. Ky eshte shteti qe cdo dite shpik pagesa te reja edhe ne vendin ku njerzit shkojne per hall. Anonim
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



