E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vjedhje e fondeve të BE, jep dorëheqjen drejtori i AZHBR që u emërua nga ish-ministrja Frida Krifca
Lajme

Vjedhje e fondeve të BE, jep dorëheqjen drejtori i AZHBR që u emërua nga ish-ministrja Frida Krifca

Drejtori i Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Oltjon Muzaka, ka dhënë drorëheqjen nga detyra para pak ditësh. Muzaka ka qenë i emëruar në krye të këtij institucioni në kohën kur Ministrinë e Bujqësisë e drejtonte Frida Krifca.

AZHBR ka damkën e korrupsionit dhe vjedhjes së mbi 30 milionë eurove nga fondet e Bashkimit Europian përmes programit IPARD, ndërsa ish ministrja dyshohet si përgjegjësja kryesore për të gjithë skemën e vjedhjes së fondeve europiane të dedikuara për Shqipërinë.

Zyra antikorrupsion në BE, OLAF, ka konfirmuar vjedhjen e mbi 30 milionë eurove dhe për këtë ka bllokuar vijimin e programit, ndërsa për këtë ka edhe një hetim nga SPAK, e konfirmuar kjo një ditë më parë në Kuvend nga kreu i Prokurorisë së Posaçme.

Pas ikjes së Muzakës, në vend të tij është komanduar përkohësisht Ardita Kuçi, e cila ka qenë më parë punonjëse në këtë agjenci që tashmë pothuajse nuk bën asgjë përvçse administron fondet e Skemës Kombëtare për sektorin e bujqësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.