E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vjehrra e 18-vjeçares zbulon detajet nga ngjarja e rëndë: Erdhi e bëri gjestin këtu, më ka bërë hatanë
Lajme

Vjehrra e 18-vjeçares zbulon detajet nga ngjarja e rëndë: Erdhi e bëri gjestin këtu, më ka bërë hatanë

Vjehrra e 18-vjeçares që u vetëvra duke pirë fostoksinë ka zbuluar detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Ajo tha se nusja, pasi kishte konsumuar fostoksinën, kishte telefonuar djalin duke i thënë ‘hajde se piva helmin’.

Sipas zonjës Drajci, aktin e rëndë nusja e djalit e kishte kryer pasi kishte ardhur nga shkolla.

“Goca ka qenë e ngarkuar në shkollë. Ka ardhur në shtëpi duke qarë. Ka ardhur këtu e ka bërë gjestin. I ka thënë çuni po iki të pi një kafe në lokal, mirë i ka thënë. Kur ka ardhur e ka marrë çunin në telefon i ka thënë hajde se unë piva helmin. Më ka bërë hatanë. Vetë e ka marrë, çuni në sekondë ka ardhur. Kjo ndodhi pasi erdhi nga shkolla. Ka shkuar te nëna e vet i ka thënë nuk jam mirë”, tha ajo.

Edhe babai i djalit 24-vjeçar ka thënë se mund ta ketë kryer aktin e vetëvrasjes për shkak të bullizimit në shkollë.

Ai thotë se e reja nuk ishte person që shprehej dhe se ditën që ka ndodhur ngjarja ajo kishte dalë nga shkolla duke qarë.

“Ka qenë në shkollë. Mund të ketë pasur ndonjë xhelozi nga shoqet. Se ja kanë bërë kot, a qysh, a tek, këto gjëra i dinë vetëm ata. Presion në këtë shtëpi nuk ka pasur kurrë. Ishte person që nuk shprehej, ishte tip i mbyllur. Ditën që ka ndodhur kjo goca ka dalë nga shkolla duke qarë. Çuni vajti e mori te shtëpia, sa e solli këtu u largua për të pirë një kafe me kushëririn e vet. I shkruan që hajde se piva fostoksinë. Ta kishte pasur këtë presion nga ne, s’do i thonte çunit hajde më merr”, deklaroi babai i 24-vjeçarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.