Vjen firoja e dytë te Tirana, mbrojtësi nuk shkon në Turqi. Fal dy rroga për “divorcin”
Paga e tij shkonte në afro 2.5 mijë euro, ndaj që të bindte drejtuesit, ka lënë 5 mijë euro. Kjo ishte forma e vetme, derisa kontrata i skadonte në qershor të 2020-ës. Zyrtarisht pritet që të marrë letrat vetëm sot, pasi të mbyllë procedurat finale (derisa fundjava ka qenë pushim edhe për klubin).
Kujtojmë që Eni Imami erdhi te 24 herë kampionët e vendit në korrikun e 2018-ës, duke nënshkruar kontratë 2-vjeçare. Nëse sezonin e kaluar ishte stabël në formacion, duke numëruar 2652 minuta nga 30 ndeshje, në këtë kampionat luajti 814 minuta nga 11 takime.

Ofertat
Prej kohësh ka dalë në skenë te Skënderbeu emri i Eni Imamit. Një lojtar tipik i krahut të majtë, por që fare mirë bën edhe qendërmbrojtësin. E megjithatë, kjo pistë duket e sfumuar. Asnjë bisedë zyrtare nuk është zhvilluar, duke shuar mundësitë e një transferimi.
Bylisi ka nisur bisedimet me të. Pasi morën Dorian Kërçikun, duan edhe Eni Imamin për mbrojtjen. Është një alternativë shumë e mundshme, por jo e vetmja. Edhe Laçi ka shfaqur interes për futbollin e dalë nga Dinamoja. Armando Cungu e sheh si një opsion të mirë, në një kohë që krahu i majtë ka boshllëqe. Oferta ka edhe nga Kosova.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



