E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vjen përgjigjja e Ambasadës Amerikane për TOM DOSHIN kandidatin e PSD-së
Publik News

Vjen përgjigjja e Ambasadës Amerikane për TOM DOSHIN kandidatin e PSD-së

Përgjigjja vjen pasi organi i akuzës kërkoi informacione lidhur me kandidatin e PSD-së në Tiranë dhe Shkodër.  

Pas marrjes së përgjigjes nga ana e ambasadës amerikane, Prokuroria e Përgjithshme pret informacione lidhur me Doshin edhe nga ana e Interpolit. Ambasadorja Yuri Kim ka kërkuar ndalimin e kandidimit të Doshit në zgjedhje.

Ambasadorja ja sjellë vazhdimisht në vëmendje vendimin e DASH, ku Doshit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara që në vitin 2018 për shkak se “është i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë”.

Organi i akuzës bën po ashtu me dije se ka mbyllur hetimet edhe për një tjetër kandidat Zef Hilën. Përfundimet për kandidatin e Aleancës PD-AN ia janë dërguar tanimë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sjellim në vëmendje që KQZ kishte kërkuar një verifikim më të thelluar për kandidatin në fjalë.

Njoftimi

Prokuroria e Përgjithshme në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si dhe urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm nr. 41, datë 11.02.2020 përfundoi verifikimin për 1 (një) subjekt vetëdeklarues, kandidat në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe ia përcolli organit kompetent, në këtë rast Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezultatet e verifikimit (në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016), për të shqyrtuar nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 dhe në vijim dhe të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në nenin 4 të po këtij ligji.

Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces dhe po trajton të gjitha kërkesat e përcjella, për verifikim të thelluar e të plotë të të dhënave të pasqyruara në Formularët e Vetëdeklarimit nga personat, subjekte të këtij ligji që garojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Hila 1Hila 2

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.