Vjen përgjigjja e Berishës: Takohen në Tiranë Zografi Bis, Argati i Beogradit dhe Baton Stanishiq!
Duke komentuar takimiin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se takimi kishte për qëllim që ata të mbanin flamurin e zi të Serbisë së Madhe, pasi projekti i tyre u varros në Samitin e Berlinit.

Berisha i përgjigjet indirekt akuzave të Thaçit, duke theksuar se ata “kalojnë nga ekrani në ekran, duke besuar se me gjuhën e halabakëve ordinerë, shpifësve vulgar, mund të mbulojnë aktin e tyre në Samitin e Berlinit”.
Reagimi i plotë i Berishës:
Miq, Zografi Bis, Argati i Beogradit dhe Baton Stanishiqi te damkosur dhe denatyruar perfundimisht nga Samiti i Berlinit, u takuan sot ne Tirane.
Ky takim kishte vetëm një qellim, te mbanin fort ne duart e tyre te zeza flamurin e Serbise se Madhe pasi projekti i tyre antikombetar antishqiptar u varros ne Samitin e Berlinit dhe ata te shperfytyruar u paraqiten ne nje rast unik ne historine e samiteve si tregtare te tokave te tyre.
Pas këtij deshtimi, Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi, fytyre nxire kalojne nga ekrani ne ekran duke i shndërruar ato në shpiftorë duke besuar se me gjuhen e halabakëve ordinerë, shpifësve vulgar, banditëve apatridë mund te mbulojnë aktin e tyre ne Samitin e Berlinit, me te cilin ne funksion të krijimit te Serbisë se Madhe “zgjeronin” Kosovën duke e copëtuar atë.
Ne takimin e sotem, keta apatride pengje te te shkuares se tyre kriminale antikombetare, diskutuan gjerësisht se si te bindin patronin e tyre Vuçiç te mos tërhiqet nga projekti i Serbisë së Madhe dhe për përpjekjet e tyre te reja qe duhet te bëjnë për te përdorur edhe me tej idenë e ”zgjerimit “te Kosovës dhe “bashkimit” te saj me Shqipërinë duke e copëtuar ate dhe zhdukur shtetin e saj ne funksion te serbomadhise.
Me kete rast denoj me ashpersine me te madhe keto perpjekje antikombetare destabilizuese dhe luftenxitese te Zografit Bis, Miladinit shqipfolës dhe Baton Stanishqit dhe i paralajmeroj ata se koshi i plehrave te historise do te jete banesa e turpit e tyre!

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



