Vjen reagimi i parë nga PD për Ramën: Po pengove rotacionin, do përfundosh si Gadafi
Pas deklaratave në Kongres të kryeministrit Edi Rama që tha se nga sot kërkon 800 mijë vota për mandatin e tretë qeverisës, reagon nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.
Në një postim në rrjetet sociale, Paloka e quan këtë një kërcënim të Ramës dhe thotë se nuk ka asnjë shans që të pengojë rotacionin.
“E vetmja gje per te cilen Rama mund te marre vendim tani , eshte ne se do pranoje te largohet me vote apo si Gadafi”, shkruan Paloka.
Postimi i plotë i Edi Paloka
Kerkon 800 mije vota dhe mandat te trete…!
Kryeministri me i urryer , te cilin shqiptaret mezi po presin ta qerrojne nje ore e me pare, kercenon se do te tentoje nje mandat te trete.
Asnje shans nuk ka te pengoje rotacionin! Asnje makinacion nuk e ndal me largimin e Rames nga pushteti.
E vetmja gje per te cilen Rama mund te marre vendim tani , eshte ne se do pranoje te largohet me vote apo si Gadafi. Kjo zgjedhje eshte ne dore te tij sepse shqiptaret e kane marre tashme vendimin e tyre. Shume prej tyre ne fakt do preferonin qe Rama te bente zgjedhjen e dyte; nje fund si Gadafi…!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



