E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vjoleta Rica denoncon policinë: Më dhunuan në fugon, mbeta pa ndjenja…S’më çuan në spital
Flash

Vjoleta Rica denoncon policinë: Më dhunuan në fugon, mbeta pa ndjenja…S’më çuan në spital

Vjoleta Rica ka denoncuar para kamerave të SYRI TV dhunën barbare të ushtruar nga policia e Matit ndaj saj në momentin që kanë shkuar për ti prishur murin rrethues të pronës private.

Në rrëfimin e saj të dhimbshëm, Vjoleta ka treguar se policia e Matit ka ushtruar dhunë makabre ndaj saj brenda furgonit të policisë deri sa ajo ka mbetur pa ndenja.

Zonja Rica tregon gjithashtu se edhe pse ishte pa ndenja në furgonin e policisë, efektivët nuk e kanë dërguar në spital por është dashur ardhja e kunatës së saj e cila ka hapur derën e furgonit dhe e ka parë në gjendje skandaloze dhe pas kësaj e kanë dërguar në spital.

Intevista për SYRI TV:

Rica: Isha duke punuar me bel dhe erdhi policia, njëri furgon u ndal te mani dhe tjetri përballë avllisë. Erdhi Gëzim Murrani dhe hipi te muri mbajtës dhe më tha si je duke më zgjat dorën, se meriton dorën time je tuj hi me hile, pse nuk i lajmërove robt i thash, në këtë moment më dolën shumë njerëz pas të policisë dhe më kanë marrë me forcë, unë u ula në mur të avllisë u mbështeta dhe më kanë ushtruar forcë dhe dhunë. Më kanë kapur në krah dhe më është kalb dhe gjithë trupi krejt kalb. Nuk mundem me lujt dhe më fal për shprehjen por edhe me dal jashtë nuk mundem.

Pyetje: Cila ishte arsyeja që erdhi policia?

Rica: Me prish murin e avllisë të pronës.

Pyetje: Çfarë ju komunikuan?

Rica: Asnjë fjaë dhe direkt me forcë kanë prish murin. Kam marrë telefonin me komuniku me vëllezërit duke më bllokuar duart bashkë me telefonin. Më kanë marrë me forcë nga muri i avllisë dhe më kanë qit jashtë territorit dhe më kanë futur me forcë në furgon dhe aty më kanë ushtruar forcë. Ishin shumë policë. Kam qënë pa ndenja dhe nuk e kam kuptuar veten se ku kam përfunduar. Vetëm më kanë ushtruar forcë policët. Katër burra më kanë marrë peshë prej murit të avllisë.

Pyetje: Kush ju solli në spital?

Rica: Ka ardhur kunata dhe ka hapur derën e policisë dhe një polic e ka kërcënuar se përse e hape se s’të lejohet ta prekësh me dorë.

Pyetje: Edhe pse ishe e dhunuar vazhdonin t’ju mbanin në furgonin e policisë?

Rica: Brenda në furgon me forcë, vetëm kur ka ardh kunata më kanë nxjerrë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.