E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vjollca Hoxha humbet mazhorancën në Digitalb
Publik News

Vjollca Hoxha humbet mazhorancën në Digitalb

Vjollca Hoxha ka humbur betejën gjyqësore me aksionerët e ‘Supersport’, duke humbur kështu edhe mazhorancën në kompaninë Digitalb. Drejtuesja e Top Medias ka zbritur në 42% të aksioneve në Digitalb pasi Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për të bllokuar kalimin e një pjesë të aksioneve të saj dhe të fëmijëve te aksionerët e Supersport.

Biznesmenët Armand Duka, Saimir Mane, Agim Zeqo, Aleksandër Frangaj dhe Edmond Leka janë bërë tashmë aksionerë të Digitalb.

Ishte viti 2010 kur aksionerët e Digitalb synuan blerjen e Supersportit për një shifër prej 20 milionë euro, të cilat do të paguheshin me këste brenda 10 vitesh. Duke qenë se pagesa nuk u finalizua brenda kësaj periudhe, aksionerët e Supersport kërkuan dëmshpërblim financiar, por familja Hoxha raportohet se ka refuzuar, ndryshe nga aksionerët e tjerë.

Në këto kushte, aksionerët e Supersport kërkuan në gjykatë që të merrnin si dëmshpërblim aksionet e Vjollca Hoxhës e fëmijëve të saj në Digitalb.

Lajmet e publikuar në tvklan.al Menjëherë pas publikimit të vendimit, Tv Klan ka reaguar duke publikuar në faqen ‘online’ të gjitha shkrimet e protaleve që raportojnë mbi humbjen e mazhorancës së Vjollca Hoxhës në Digitalb. Vitin e kaluar u mor vendimi që Tv Klan të përjashtohej nga Digitalb, çka raportohet se i ka shkaktuar jo pak probleme televizionit të drejtuar nga Aleksandër Frangaj. Dy grupet më të mëdha mediatike ndodhen prej muajsh në përplasje me njëra-tjetrën, ndërkohë që pak ditë më parë në Gazetën Shqip u publikua një artikull me titull: “Pse po sulmohet Top Channel?”, ku Frangaj ishte një prej të akuzuarve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.