Vjosa Osmani për liberalizimin e vizave: Po trajtohemi me standard tjetër!
Presidentja e KE-së: Europa nuk është e plotë pa Kosovën!
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen në një konferencë për media pas takimit që ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave.
Von der Leyen tha se Komisioni i qëndron deklaratës se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave.
Ajo gjithashtu ka thënë se do të bëjë çmos për të bindur edhe Këshillin Evropian për të adresuar këtë çështje sa më shpejt dhe në mënyrë konstruktive,.
“Sa përket vizave. Kosova I ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme. E Kemi thënë edhe në 2018 e kemi përsëritur. Janë plotësuar të gjitha standardet. Jemi plotësisht në anën tuaj. Do të bëjmë përpjekje ta bindim të gjithë këshillin që kjo temë të adresohet shumë shpejt në mënyrë konstruktive. ETIAS është i pavarur nga ky proces. Është proces shumë i rëndësishëm për BE-në. Ne do të kërkojmë përmes këtij instrumenti teknik që të gjithë që futen në BE të aplikojnë përmes këtij sistemi që do të jetë i pavarur nga kriteret e vizave. Me këtë do të kemi transparencë në lëvizje. Do të vlejë për të gjitha vendet e BE-së”, ka thënë ajo.
Nga ana e saj presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se është vendimtare që BE të qëndrojë pranë Kosovës, duke shtuar se ka ardhur koha që Bashkimi Europian të ndërmarrë veprime konkrete drejt integrimit të vendeve demokratike të Ballkanit.
“Kosova pavarësisht se është përformuesi më i mirë në thuajse çdo indeks demokratik dhe të sundimit të ligjit në rajonin tonë dhe më gjerë, për fat të keq sa i përket liberalizimit të vizave vazhdohet të trajtohet me një standard tjetër”, tha Osmani.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, reagoi ashpër ndaj djegies së veturave në veriun e vendit. Sipas raportimeve paraprake, po digjen veturat e qytetarëve që po i konvertojnë targat në RKS.
Osmani tha se Kosova është në luftë kundër bandave, duke aluduar strukturat ilegale në veri.
“Pakica që nuk i ka konvertuar targat, është për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme. Lufta jonë është kundër bandave. Në luftën tonë për sundim të ligjit, presim të kemi përkrahje të aleatëve tanë”, tha Osmani. Ajo tha vendimi për targat nuk është kundër qytetarëve serbë.
“Sa i përket targave, tema që duhet të diskutohet sot është pak më ndryshe. Qytetarëve serbë që po e zbatojnë ligjin, po i konvertojnë targat në RKS, po iu djegen shtëpitë, makinat. Rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë. Të gjitha këto veprime të strukturave ilegale e kriminale të personave që janë në listën e zezë të Amerikës, janë temë e sundimit të ligjit. Kosova është konfirmuar si shtet me më së shumti reforma në Evropë, dhe reformuesi i dytë në botë. Kjo tregon që veprimet tona kanë qenë të drejta. Asesi kundër qytetarëve serbë. Por vetë fakti që 90% të serbëve i përdorin targat legale, është dëshmi që ky vendim nuk është kundër qytetarëve serbë”, theksoi presidentja e vendit.
Kurse presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen tha se rregullat duhet të respektohen, pa dashur të përgjigjet konkretisht.
“Unë mendoj që është shumë e domosdoshme që rregullat të respektohen. Rregullat janë të qarta. Në të njëjtën kohë, nëse ka periudhë tranzicioni, duhet të jetë përfshirës, duhet të shkojë siç duhet. Unë e di që po punohet për të gjetur zgjidhje, dhe uroj për përpjekjet që po bëni në kuadër të dialogut”, tha Von der Leyuen.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova dhe Serbia të shmangin tensionet. Po ashtu, Kosovës i është kërkuar që të shtyjë afatin për riregjistrim për 10 muaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



