Vladimir Putin uron Bajram Begajn për postin e presidentit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj për detyrën e re.
“Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, thuhet në postimin e ambasadës ruse në Tiranë.
Mesazhi i tij vjen në një kohë kur Rusia i ka shpallur luftë Ukrainës, ndërsa ministri i Jashtëm Sergei Lavrov doli pro projektit të “Ballkanit të Hapur”.
Pas refuzimit të vendeve të Ballkanit për të lejuar avionin e tij për të fluturuar mbi rajon me qëllim mbërritjen në Beograd, në një deklaratë për mediat, Lavrov tha se “Ballkani i Hapur” është një projekt i Beogradit dhe Rusia e mbështet hapur, pavarësisht kundërshtimeve nga ana e Bashkimit Europian.
“BE do që të aplikojë një projekt të quajtur Ballkani i Mbyllur. Ne vlerësojmë nismat kurajoze të ndërmarra nga Serbia dhe Presidenti Vuçiç, i cili ka theksuar se nuk do të angazhohet në veprime kundër Rusisë, edhe pse BE do që vendet kandidate të rreshtohen në veprime rusofobike”, tha Lavrov.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




