Vladimir Putini zhvillon vizitë të papritur në Çeçeni: Rusia, e pathyeshme
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të martën një udhëtim të paplanifikuar në Çeçeni, një republikë kryesisht myslimane në Federatën Ruse.

Kjo është vizita e tij e parë në gati 13 vjet dhe në kohën kur sulmet e Ukrainës në Rusinë perëndimore kanë hyrë në javën e tretë, raporton AP.
Putini është pritur nga lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, përpara se të vizitonte një akademi të forcave speciale që mban emrin e tij, dhe të bisedonte me luftëtarët vullnetarë që stërviten e të cilët më pas dërgohen në Ukrainë.
Lideri rus ka lavdëruar vullnëtarët, teksa ka deklaruar se për sa kohë që Rusia ka burra si ata, ajo do të jetë “e pathyeshme”, raportojnë agjencitë shtetërore ruse.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



