Vllaznia e mbyll në barazim duelin në Islandë Jul
Vllaznia ka bërë një gjysmë hapi të rëndësishëm drejt kalimit të turit në Ligën e Konferencës duke barazuar me rezultatin 2-2 në Islandë ndaj Valurit vendas, në një sfidë që e mbylli me 10 lojtarë dhe me një gol të pësuar në shtesën mbi shtesë që dha gjyqtari.

Skuadra shkodrane i rezistoi trysnisë së minutave të parë nga vendasit dhe ndonëse u gjend në disavantazh, ia doli të reagonte shpejt duke barazuar shifrat me Krymin.
Në pjesën e dytë, presioni i vendasve u shtua, por Qarri dhe prapavija e kuqebluve ishte e pakalueshme, edhe pasi Deliu mori të verdhin e dytë duke lënë ekipin me 10 lojtarë. Brdariç gjeti zëvendësimin e duhur, duke hedhur në fushë Dodajn, i cili me një gjuajtje të shkëlqyer nga distanca shënoi golin e përmbysjes 2-1.
Por shkodranët nuk iu gëzuan dot fitores, pasi në minutën e 9 shtesë, nga 6 që kishte dhënë gjyqtari, vendasit barazuan shifrat mes protestave të kuqebluve, të cilët panë t’u ikte nga duart një rezultat që do ua afronte edhe më shumë kualifikimin.
VALUR-VLLAZNIA 2-2
12′ Trygvarson, 90’+9′ Heimison / 23′ Krymi, 85′ Dodaj
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



