E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vllaznia  mund  Tiranën  në kryeqytet
Lajme

Vllaznia mund Tiranën në kryeqytet

Një klasike pa ngjyra, e zhvilluar në një terren të mjerueshëm, në një orar të papërshtatshëm, por në çdo rast një sfidë Tirana-Vllaznia nuk është kurrë një ndeshje e radhës. Në një sezon me shumë halle për të dy ekipet, kjo përballje prodhoi një futboll të mirë, me raste për shënim, e luftuar për çdo top, në fund festuan shkodranët pas suksesit minimal 0-1. Bekim Balaj, kapiteni i Vllaznisë, realizoi një gol prej “ishi”, një gol që nga pika e bardhë e penalltisë që në fund rezultoi një tre pikësh.

410269376 862520545882625 4285723871690716603 N

Kuqeblutë zhysin gjithnjë e më shumë në krizë bardheblutë duke i kapur dhe në tabelën e renditjes. Sfida nisi në sulm për Tiranën duke iu afruar golit të avantazhit pas vetëm dy minutash lojë, me Kainën që provoi me një veprim akrobatik. Momenti më përcaktues i këtij takimi erdhi në minutën e 35-të, ku Vllaznia fitoi një 11-metërsh për prekje të topit më dorë në zonë nga Kaina.

Balaj

Nga 11 metra distancë, Balaj u tregua perfekt duke dërguar topin në rrjetë. Në fraksionin e dytë, Tirana mori shpejt kontrollin e lojës duke krijuar disa raste për shënim, fillimisht Latifi dhe më pas Abazaj gjetën portierin Qarri në gatishmëri. Provoi edhe Përgjoni pak minuta më pas me një goditje të fortë brenda zonës, por goditja e tij nuk ishte në kuadrat. Tirana kërkoi në çdo formë të shmangte këtë humbje, por pa sukses, me golin e Balajt që qëndroi në fuqi. Në sfidën tjetër të javës së 17-të, Erzeni-Teuta ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.