E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlonjati i dënuar me burg përjetë i revoltuar në gjyq: S’e dija që isha në kërkim. Jam i martuar
Publik News

Vlonjati i dënuar me burg përjetë i revoltuar në gjyq: S’e dija që isha në kërkim. Jam i martuar

Ai akuzohet gjithashtu edhe për trafikim të lëndëve narkotike.

Seanca gjyqesore është drejtuar nga gjyqtare Herila Cela ndersa prokuror i ceshjes eshte Saimir Smaka.

Në gjyq, i arrestuari është shprehur i revoltuar dhe me shenja nervozizmi: “Kam kryer burg në Greqi. Nuk e dija që isha në kërkim. Jam martuar, madje edhe me fëmijë”.

NJOFTIMI DITEN E ARRESTIMIT NGA POLICIA

Në zbatimin e planit të masave për kapjen e personave në kerkim, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, Sektori i Hetimit te Krimeve në bashkëpunim me Forcat Operacionale në DVP Vlorë, kanë finalizuar operacionin “Bianco” mbi bazën e të cilit është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

B.M (L), 47 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në Shtator të vitit 2019, pasi Prokuroria Vlorë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal nr.196, datë 06.08.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, mbështetur edhe nga të dhënat e dërguara nga shteti Grek, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale:

“Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim”, “Grabitje në bashkëpunim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Përdorim i paligjshëm i armës”, “Zotërim dhe transportim i një sasie të madhe të lëndëve narkotike”, dhe “Falsifikim”, të parashikuara sipas kodit Penal të shtetit Grek.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.