Vlora nuk paska asnjë burrë?!
Të gjitha drejtoritë, nga bashkia te shkollat drejtohen nga gra
Vlora po rezulton të jetë qyteti i vetëm në Shqipëri ku administrata publike është thuajse 100% e drejtuar nga gra. Nga bashkia, te prefektura, shëndetësia, arsimi, kulturë–sporti, agjencitë rajonale dhe deri te çdo shkollë e kopsht, qyteti bregdetar duket sikur drejtohet ekskluzivisht nga një “superfuqi femërore”. I vetmi burrë ishte emëruar nga Rama 4 muaj më parë, Genc Deromemaj dha dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës.
Lista është e gjatë shumë e gjatë dhe përfundimi është i thjeshtë: Vlora nuk paska më burra në drejtim!
Pozicionet më të larta: të gjitha gra
- Kryetarja e Bashkisë – Grua
- Prefektja e Qarkut – Grua
- Nënkryetarët e Bashkisë – dy gra
- Kryetarja e Këshillit Bashkiak – Grua
- Rektorja e Universitetit – Grua
Shëndetësi – gra në çdo nivel
- Drejtore e Spitalit Rajonal
- Drejtore e Spitalit Psikiatrik
- Drejtore e Shëndetit Publik për Jugun
- Drejtore e Sigurimeve Shoqërore
Administratë & Agjenci – vetëm gra
- Drejtore e Zyrës së Punës
- Drejtore e Inspektoratit të Punës
- Drejtore e Bregdetit
- Drejtore e Bujqësisë
- Drejtore e Infrastrukturës
- Drejtore e Gjelbërimit
- Drejtore e Turizmit
- Drejtore e Auditit
- Drejtore e Protokollit
- Drejtore e Arkivit
- Drejtore e Konvikteve
Kultura, sporti, ndërmarrjet – sërish gra
- Drejtoresha e Pallatit të Kulturës
- Drejtoresha e Qendrës Kulturore të Fëmijëve
- Drejtoresha e Pallatit Shumësportësh “Flamurtari”
- Drejtoresha e “Vlora Parking”
Shkollat: çdo drejtore, pa përjashtim – grua
Nga “Jani Minga”, “24 Maj”, “Marigo Posio”, “Ismail Qemali”, “Lef Sallata”, “Rilindja”, “Halim Xhelo”, “28 Nëntori”, “15 Tetori”, “PLM” – të gjitha drejtohen nga gra.
Edhe qendrat PAK, kopshtet dhe çerdhet janë të gjitha të drejtuara nga gra.
A është kjo kohezion, meritokraci apo kapje politike?
Fakti që asnjë burrë nuk gjendet në krye të institucioneve kryesore të Vlorës hap disa pyetje të mëdha:
- A kemi të bëjmë me meritokraci reale?
- Apo me një model të centralizuar ku pushteti lokal kontrollohet përmes një rrethi të vetëm preferencial?
- Si shpjegohet që në një qytet të madh, me mijëra profesionistë, asnjë mashkull nuk “kualifikohet” për drejtim?
Në pamje të parë, duket si sukses i grave në administratë por në thelb ngre dyshime të forta për një ekuilibër të prishur institucional dhe një model emërimesh që i ngjan më shumë lojës së preferencave politike, sesa një sistemi të shëndetshëm zgjedhjesh profesionale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


