E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlora përmbytet  në  10 minuta shi
Lajme

Vlora përmbytet në 10 minuta shi

 

Vlora, qyteti bregdetar që mburret me turizmin dhe investimet strategjike, kthehet në një Venecia të paorganizuar sa herë që bie shi. Reshjet e fundit, me intensitet mesatar deri në të lartë për vetëm disa minuta, kanë qenë të mjaftueshme për të zhytur nën ujë rrugët dhe lagjet kryesore të qytetit. Banorët? Të lodhur, të irrituar dhe mbi të gjitha, të dorëzuar përballë një situate që vijon prej dy dekadash.

“Vetëm të hipim me avion!”

Një zonjë e moshuar, e mbështetur mbi bastunin e saj, shpreh dëshpërimin që përbashkon çdo vlonjat:

“Vetëm të hipim me avion ku ka rrugë, shiko si janë bërë! Taksat i paguajmë, ç’faj kemi? Pa pension jemi, me reumatizëm jemi. Dhjetë sekonda shi ranë dhe ja ku jemi përsëri! Ku është kryetari i bashkisë? Ka 20 vjet që ne këtë punë bëjmë!”

Një tjetër banor, me këmbët të futura në ujë deri në gju, ironizon:

“Të lënë ndonjë gomone të kalojmë! Herën e kaluar uji na erdhi deri këtu dhe bizneset u mbyllën. Pak shi, mbytet Vlora!”

20 vjet përmbytje, 20 vjet premtime

Nga njëra anë, kryebashkiakët që ndërrohen me radhë premtojnë investime në infrastrukturë. Nga ana tjetër, qytetarët mbeten çdo vit me të njëjtin hall: si të dalin nga shtëpia kur rrugët e qytetit shndërrohen në kanale të hapura.

Prej dy dekadash, Vlora përmbytet dhe zyrtarët jap

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.