E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlora pushtohet nga tymi dhe flakët  nga djegia e mbetjeve  në mes të sezonit turistik
Lajme

Vlora pushtohet nga tymi dhe flakët nga djegia e mbetjeve në mes të sezonit turistik

Tymi i zi ka pushtuar qytetin bregdetar të Vlorës, pasi vend grumbullimi i mbetjeve urbane u përfshi nga flakët këtë të diel.

Flakët kanë përshkuar pothuajse të gjithë fushën e mbetjeve urbane të qytetit. Siç shihet në pamje, tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëm kolosal për qytetin, pasi djegia e mbeturinave çliron kimikatet e dëmshme për organizmin.

Forca të shumta zjarrfikëse por dhe punonjës të bashkisë janë duke punuar për të izoluar flakët, por era që fryn ka përkeqësuar situatën.

Vlora është kryer ditën e sotme si një furrë gjigante djegie gëlqereje, e pushtuar nga tymi e flakët të cilat përveç pamjes, rrezikojnë edhe banesat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.