“Vlora, Vlora, Vlora, bjeri moj të lumtë dora”, ish-kryebashkiaku i natës tallet keqazi me Ramën
Shumë studentë nuk ia kanë kursyer kritikat kryeministrit Edi Rama në takimin që ai është duke zhvilluar në Universitetin e Vlorës.
Pak pas nisjes së diskutimeve studentët në grup kanë braktisur sallën, ndërkohë që u shprehën se ato që janë brenda në takim janë FRESSH-istë.
Kjo gjë nuk ka kaluar pa u ironizuar nga ish-kryebashkiaku i natës Briken Fejzullahu, i cili në një postim në “Facebook” shkruan se Kryeministri është katandisur si një dështak qesharak.

Briken Fejzullahu shkruan:
Kështu si je katandisur o dështaku qesharak, nuk do jetë e largët dita, kur do të të zbythin edhe nga bunkeri yt në Surrel. Vlora, Vlora, Vlora, Vlora. Bjeri moj të lumtë dora!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



