E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë, 27-vjeçari plagos me thikë bashkëshortin e motrës
Lajme

Vlorë, 27-vjeçari plagos me thikë bashkëshortin e motrës

Policia ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili  ka plagosur me thikë bashkëshortin e motrës së tij.

Sherri, sipas policisë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë dhe tashmë agresori është arrestuar nga policia.

I lënduari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Vlorë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi; 27 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, gjatë konfliktit për motive të dobëta, me bashkëshortin e motrës së tij, shtetasin 37 vjeç, banues në Librazhd, e ka goditur atë me mjet prerës (thikë)”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.