Vlorë/ 50-vjeçari merr armën dhe qëllon në ajër
Bëri sherr me gruan dhe fëmijët
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se rreth orës 21:45, në fshatin Kaninë, Vlorë shtetasi V. H., rreth 50 vjeç pas një konflikti me gruan dhe dy fëmijët ka marrë armën dhe ka qëlluar në ajër.
Nga të shtënat mësohet se nuk ka persona të lënduar. 50-vjeçari pas sherrit është larguar nga shtëpia dhe policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 21:45, në fshatin Kaninë, Vlorë, dyshohet se shtetasi V. H., rreth 50 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit, në banesë, me bashkëshorten e tij, shtetasen L. H, dhe dy fëmijët e mitur, ka qëlluar me armë zjarri.
Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



