E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë/ Adoleshenti plagos 38-vjeçarin me thikë
Lajme

Vlorë/ Adoleshenti plagos 38-vjeçarin me thikë

Një sherr ka ndodhur në një restorant në Vlorë, ku për pasojë ka mbetur një person i plagosur.

Mësohet se një i mitur 17-vjeçar ka goditur me thikë një 38-vjeçar, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, raportohet se aktualisht 38-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim në spitalin e qytetit. Ndërsa i mituri është shoqëruar në komisariat.

“Sot, rreth orës 19:30, në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aleksandria”, në një restorant, dyshohet se shtetasi i mitur 17 vjeç, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin 38 vjeç, banues në Vlorë (me probleme të shëndetit mendor), i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.