Vlorë/ Aksident i rëndë në Orikum
Mbrëmjen e sotme është shënuar një aksident i rëndë në Orikum të Vlorës. Një makinë tip Toyota ka humbur kotrollin dhe është përplasur me pjesën anësore të rrugës.
Përplasja raportohet të ketë qenë e fortë por pa pasoja të rënda për drejtuesin e mjetit. Për momentin ai është duke marrë ndihmë mjekësore në spital pasi është plagosur por nuk është në rrezik për jetën. Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurin.
Gjithashtu është raportuar se shkak për këtë aksident ka qenë gjendja e dehur në të cilën ndodhej drejtuesi i mjetit dhe kjo ka sjellë edhe në humbjen e kontrollit.
Policia e Vlorës ka thënë se automjeti ishte i marrë me qera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



