Vlorë/ Arrestohet 37 vjeçari i dënuar për dhunë në familje
Mustafa Lelaj është arrestuar nga Policia e Vlorës disa kohë pasi ishte vënë në kërkim. Mbi 37 vjeçarin rëndonte akuza e dhunës në familje dhe për këtë gjë ishte denuar me 6 muaj burgim.
Denoncimi për të kishte ardhur nga ana e nënës së tij, e cila e akuzonte se i biri kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Dënimi për Lelaj ishte dhënë në mungesën e tij pasi personi ishte akoma në kërkim nga policia.
Në njoftimin zyrtar thuhet se personi në fjalë ishte kapur në flagrancë dhe bashkë me të ishin edhe tre persona që drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe pa lejen përkatëse.
Njoftimi i Policisë
Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim. Në pranga edhe 3 drejtues mjetesh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim Mustafa Lelaj, 37 vjeç, banues në Vlorë, të cilin Gjykata e Shkallës së parë Vlorë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penal “Dhune në familje”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës së tij.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
K., 40 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
M., 26 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
V., 42 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa lejen përkatëse.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



