E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VLORË,  DALIN DETAJE NGA PËRPLASJA ME ARMË
Lajme

VLORË, DALIN DETAJE NGA PËRPLASJA ME ARMË

Detaje të reja kanë dalë nga të shtënat me armë në Vlorë.

Mësohet se disa persona kanë qëlluar me armë duke lënë kështu të vdekur dy persona dhe duke plagosur rëndë një tjetër.

Dyshohet se të shtënat kanë ndodhur pas një sherri të momentit mes disa personave

Ndërkohë bëhet me dije se autorët janë larguar nga vendngjarja me makinë, të cilën e kanë djegur vetëm pas pak minutash.

Paraprakisht dyshohet se viktimat janë dy të rinjtë e identifikuar si A.Rexho dhe A.Hasani, të cilët janë dërguar në morgun e Vlorës, ndërsa i plagosuri A. Sulejmani ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po mbledh provat dhe po punon për zbardhjen e plotë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.