VLORE/Dhunon ish-gruan dhe vajzën
Një rast i rëndë dhune është regjistruar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Vlorës, ndërsa një 45-vjeçar është vënë në pranga, pasi ka dhunuar ish-bashkëshorten, por edhe vajzën tij, ndërsa ka goditur edhe një tjetër shtetas, i cili ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 korriku” të qytetit të Vlorës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet apo arsyet e ngjarjes së rëndë. 45-vjeçari me iniciale G.K., mësohet, sipas Policisë, se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, por edhe ndaj vajzës, e cila, sipas bluve, mësohet se jetonte me nënën, ndërsa ka përdorur dhunë fizike ndaj tyre.
Në momentet e grindjes, për të qetësuar situatën, ka ndërhyrë një person i rastësishëm që është gjendur aty pranë, por edhe ky i fundit ka rënë pre e dhunës.
Në momentet e konfliktit, mësohet se blutë janë lajmëruar nga banorë të zonës për grindjen që po ndodhte në zonë dhe ushtrimin e dhunës, ndërsa këta të fundit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke arrestuar në flagrancë 45-vjeçarin me iniciale G.K.
Ky i fundit akuzohet tashmë për dhunë në familje dhe plagosje të lehtë, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Nga Policia nuk saktësohet motivi i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së premtes në lagjen “10 korriku” të qytetit të Vlorës, por nga këta të fundit dyshohet se shkak mund të jenë bërë mosmarrëveshjet pas ndarjes së çiftit, që ka sjellë me pas edhe ushtrimin e dhunës.
Nga këta të fundit, mësohet se do të jetë Prokuroria me hetimet e saj që pritet të saktësojë edhe shkaqet apo motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa 45-vjeçari tashmë është arrestuar.
“Policia ka bërë arrestimin e tij në flagrancë, pasi mbrëmjen e kaluar në lagjen ’10 korriku’ Vlorë, ky shtetas për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj ishbashkëshortes dhe vajzës së tij si dhe ka goditur edhe një shtetas tjetër, i cili po kalonte rastësisht dhe ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale ‘Dhuna në familje’ dhe ‘Plagosje e lehtë me dashje’, bëhet e ditur nga Policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



