E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VLORË/ Dyshohet se përdhunuan vajzën, jepet sot masa për 2 të rinjtë.
Lajme

VLORË/ Dyshohet se përdhunuan vajzën, jepet sot masa për 2 të rinjtë.

Si u kërcënua gazetarja nga biznesmeni për ngjarjen: Jemi në gjak!

Dalin sot para gjykatës dy të rinj të arrestuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në, të cilët akuzohen për abuzim seksual ndaj një 26-vjeçareje.

Masa e sigurisë për Oltjan Tahirin dhe Albi Cenon do të jepet në gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, ndërkohë në kërkim është shpallur Gentjano Mehmeti dhe një 36-vjeçar.

Gjithçka nisi të shtunën, ku një 26-vjeçare u paraqit pa ndenja në urgjencës së Vlorës. Ishte recepsionisti i një hoteli që njoftoi rastin në fjalë, se një vajzë ishte pa ndjenja në hotel. Pas 24 orësh, e reja u përmend dhe tregoi në lidhje me ngjarjen, por më pas e tërhoqi denoncimin. Ngjarja në fjalë duket se ka marrë përmasa edhe më të mëdha, pasi në konflikt është përfshirë dhe një gazetare, e cila denoncoi rastin.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi në një lidhje live për News24 se një televizion lokal në qytetin e Vlorës, përmes një postimi në rrjetet sociale kishte denigruar dhe fyer gazetaren, duke e akuzuar për stisje të ngjarjes, me pretendimin se ishte akuzuar dhe djali i pronarit të këtij biznesi. Pas këtij postimi, ka pasur reagime të shumta në opinion. Ndërkohë, pronari i televizionit lokal në Vlorës, përveç postimit në rrjetet sociale, mësohet se i ka dërguar gazetares dhe një mesazh me përmbajtje kërcënuese; ‘Jemi në gjak’. Sakaq, ndaj këtij personi ka nisur një procedim penal dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.