Vlorë/ I kapi duke gërmuar në tokën e tij pa leje, punonjësit e firmës “Gjikuria” rrahin banorin
Një banor në fshatin Dukat, në Vlorë, është rrahur barbarisht nga punonjësit e firmës “Gjikuria”, të cilët po kryenin punime në këtë zonë për zhvendosjen e tubave të ujësjellësit.
Petrit Gjoni u konfrontua me punonjësit kur i pa duke gërmuar në tokën e tij. Këta të fundit e rrahën barbarisht.
Gjoni i cili mori plagë në kokë u dërgua në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm, ndërsa policia e Vlorës ende nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



