E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë/ Kapet shpërndarësi  i kokainës në Vlorë
Lajme

Vlorë/ Kapet shpërndarësi i kokainës në Vlorë


Policia e Vlorës ka arritur të vërë në pranga, një shpërndarës kokaine me shumë aktivitet në qytet. I arrestuar është Klaudjo Selimaj 23 vjeç, banor i Vlorës.

Arrestimi ndodhi në kuadrin e operacionit të koduar ”Centralja”

Policia e Vlorës, në kuadër të një procedimi penal proaktiv të nisur në muajin tetor 2017 për veprën penale të Prodhimit dhe shitjes së Narkotikëve, kanë zhvilluar një Operacion Policor të koduar ”Centralja”, të cilin e kanë ndjekur me metoda speciale të hetimit dhe e kanë finalizuar me kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Klaudjo Selimajt, 23 vjeç, banues në Vlorë.

Specialistët e Narkotikëve, shtetasit të mësipërm i kanë gjetur dhe sekuestruar në banesën e tij në lagjen ”10 Korriku”, një sasi të konsiderueshme pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Kokainë me një peshë prej 54,2 gr. e ndarë në 100 doza.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.