E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë, kapet vaj kanabisi në banesën e  biznesmenit
Lajme

Vlorë, kapet vaj kanabisi në banesën e biznesmenit

I kontrollojnë banesën një biznesmeni në Vlorë dhe i kanë gjetur vaj kanabis dhe një sasi të konsiderueshme pluhur çokollate kanabis.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Vlorës, pas marrjes së vendimit të kontrollit në gjykatë ushtruan kontroll në banesën e Shahin Zanaj, lindur në Vezhdanisht Vlorë dhe banues ne lagjen ‘24 Maji’, po në Vlorë.
Në banesën dhe kantinën ngjitur me të u gjeten sasi e konsiderueshme vaj kanabisi dhe pluhur çokollate po kanabis.

U ushtrua kontroll edhe në aktivitetin privat bar restorant në Rradhimë Vlorë, por nuk është gjetur asgjë e kundraligjshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.