E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VLORE/ Në  shtëpinë e hajdutit shqiptar më të famshëm  në Britani
Lajme

VLORE/ Në shtëpinë e hajdutit shqiptar më të famshëm në Britani

Në fshatin Gjorm të Vlorës, familja e shqiptarit që terrorizoi Londrën me plaçkitje për 10 vite më radhë nuk dinte asgjë për jetën e tij të dyfishtë.


Në shtëpinë ku Asdrit Kapaj vinte shumë rrallë, jeton nëna e tij, që as nuk dëgjon e as flet. I vëllai Nexhipi thotë se çdo gjë e kanë ngritur me djersë dhe s’kanë marrë kurrë parà nga ato që i kanë dëgjuar në medie si grabitjet e bujshme të sportistëve të famshëm.

 

Nëna e tij 74-vjeçare, Shega nuk e di ende ngjarjen që ka habitur të madh e të vogël në Gjorm. Ajo mendon se kanë ardhur për ta ndihmuar me dokumente për të shkuar te djali më i vogël, Asdriti, në Angli. Vëllai i madh, që i ka rritur të gjithë pas vdekjes së babait, nuk mund ta besojë se grabitësi është i vëllai.

Asdrit Kapaj ishte mjeshtër në çaktivizimin e kamerave të sigurisë. 42-vjeçari nga Gjormi, që ishte arrestuar në muajin shkurt pas një kërkimi 10-vjeçar, ka pranuar në gjykatë 22 plaçkitjet e banesave disa milionë stërlinëshe të njerëzve të pasur dhe të famshëm në Wimbledon të Londrës.

Babai i dy fëmijëve, Asdrit Kapaj banonte në Manchester, ndërkohë që udhëtonte rreth 200 milje në jug drejt Londrës për të kryer plaçkitjet, mes të cilave edhe shtëpitë e ish-legjendës së tenisit, Boris Becker, dhe ish-futbollistit të Arsenalit dhe kombëtares franceze, Anelka. /Top Channel/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.