Vlorë panik, makina shpërthen nga tritoli
Një shpërthim i fuqishëm tritoli është dëgjuar këtë pasdite të enjteje në Orikum të Vlorës.
Sipas të dhënave të para mësohet se lënda plasëse është vendosur në një makinë, e cila në momentin e shpërthimit ka qenë e parkuar. Fatmirësisht nga shpërthimi i fuqishëm nuk ka patur persona të lënduar. Makina i përkiste Vezir Bellos, i cili është shofer i një autoambulance në Orikum
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet prapa këtij sulmi me tritol në qytetin e Vlorës.
***
Një tjetër shpërthim ka tronditur qytetin e Vlorës këtë mbrëmje, ku një shpërthim në një pallat ka vënë në panik të gjithë banorët.
Ka qenë një bombol gazi shkak për këtë shpërthim, i cili ka ndodhur na katin e tretë të një pallati në e quajtur “Albano e Romina” dhe për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



