E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë/ Shpërthim tritoli në një lokal te “Uji i Ftohtë”, dyshimet e policisë
Lajme

Vlorë/ Shpërthim tritoli në një lokal te “Uji i Ftohtë”, dyshimet e policisë

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një lokal në lagjen ‘Uji i Ftoftë’ të qytetit të Vlorës mëngjesin e kësaj të diele.

Ngjarja ka ndodhur rreth orën 06:00, ku në zonën e Lungomares është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.

Në mjediset e një bari (lokal)  është vendosur një sasi tritoli, e cila ka shpërthyer duke sjellë dëme të konsiderueshme materiale.

Lokali në Lungomare nuk kishte funksionuar prej kohësh por kishte vetëm pak ditë që ishte rihapur.

Orenditë brenda lokalit dhe xhamat janë dëmtuar.

Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe është duke marrë në pyetje pronarin e lokalit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.